Masakrohet me thika gjatë natës, i riu shqiptar në Itali

Masakrohet me thika gjatë natës, i riu shqiptar në Itali

21:39, 10/06/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen midis të martës dhe të mërkurës në Milano.

Një 24 vjeçar shqiptar mësohet sipas mediave vendase se është gjetur në rrugë në very-perëndim të Milanos, në qytetin e Bressos në rrugën Marconi i masakruar me thikë.

Gjithçka ka ndodhur në orën 2.30 të mëngjesit.         

Sipas dinamikës së ngjarjes, 24 vjeçari shqiptar i cili ishte i njohur më parë nga policia, në gjendje të dehur, është goditur nga disa persona, të cilët më pas ia kanë mbathur para se të mbërrinte ndihma e shpejtë.

I riu shqiptar u dërgua në spital me Kod të Kuq.

Ai kishte shenja të goditjes me thikë në shpatull dhe në gjoks, dhe po mbahet në reanimacion në spital.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco