Takimi me kamionistin/ Si u kap shqiptari me 170 mijë euro dhe kokainë

Takimi me kamionistin/ Si u kap shqiptari me 170 mijë euro dhe kokainë

19:31, 10/06/2020
A+ Aa A-

Një operacion i policisë në Ravenna të Italisë ka çuar në pranga një shqiptar, ndërsa në shtëpinë e tij në Massa Lombarda janë sekuestruar 3 kg kokainë.

Në të njëjtin operacion, dy shtetas të tjerë shqiptarë u hetuan në gjendje lirie, ndaj njërit prej të cilëve u sekuestruan 172,000 euro para të gatshme.

Agjentët e seksionit antidrogë në Ravenna, pikasën një Mercedes të drejtuar nga një burrë, i identifikuar më pas një 30-vjeçar shqiptar, i papunë dhe me banim në Massa Lombarda.

Duke kaluar në një zonë tregtare të bashkisë Ravenna, i riu u ndal pranë një kamioni me targë shqiptare në shoqërinë e një burri tjetër, një 49-vjeçar shqiptar, banues në Shqipëri.

Modalitetet e takimit mes dy burrave, gjatë të cilave policët vunë re shkëmbimin e disa çantave, bëri që policët të kryejnë një kontroll të kamionit i cili, ndërkohë, ishte shpërngulur drejt Imola-s.

Brenda një ndarjeje të veçantë, agjentët gjetën rreth 172,000 euro para të gatshme, të cilat ishin ndarë në paketa plastike të shumta, me qëllim që shoferi të mos ishte në gjendje të jepte shpjegime të besueshme.

Prandaj, 30-vjeçari u gjurmua gjithashtu në Massa Lombarda ku u kontrollua. Policia zhvilloi një kontroll edhe në shtëpinë e një 29-vjeçari, kushëri i të riut të arrestuar, ku u sekuestruan mbi tre kilogramëtë kokainë si dhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës dhe substancë “prerëse”.

Për këto arsye, 29-vjeçari, punëtor i pashkolluar, u arrestua dhe u dërgua në burg në Ravenna. Hetimet në vazhdim koordinohen nga Prokurori Publik i Ravenna-s, me vëmendje të veçantë për origjinën dhe destinacionin e shumës së madhe të parave.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco