Shoferi i Postës Shqiptare ndërroi jetë/ Arrestohet shoferi i 'Benz'-it në Korçë

Shoferi i Postës Shqiptare ndërroi jetë/ Arrestohet shoferi i 'Benz'-it në Korçë

20:36, 09/06/2020
A+ Aa A-

Pas vdekjes së shoferit të Postës Shqiptare, policia e Korçës ka arrestuar shoferin e automjetit tjetër me të cilin u përplas viktima.

N.S, 29 vjeç u shoqërua në komisariat pas aksidentit me mjetin e tij ”Benz”, ndërsa shoferi i postës ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 6 orë më pas.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme gjatë orës 14:00, pranë fshatit Bulgarec.

Njoftimi i Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një aksident rrugor informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

N. S., 29 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të fshatit Bulgarec, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. P., 39 vjeç, banues në Korçë dhe për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco