Gruaja e Çapaj për gazetaren: E dimë kush na ka goditur

Gruaja e Çapaj për gazetaren: E dimë kush na ka goditur

21:54, 08/06/2020
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar se çfarë i ndodhi asaj bashkë me operatorin teka ishin duke filmuar nga afër banesën e Ardian Çapjes.

Ajo thotë se vëllai i Çapjes, i quajti gazetaren dhe operatorin si vrasës të veshur me pushtet, kurse një zonjë, për të cilën nuk dinte çfarë lidhje familjare kishte me Ardian Çapjen, u kërkoi mos hidhnin baltë mbi familjen e tyre pasi e dinte kush i kishte goditur.

Lala konfirmon se pikërisht familja Çapja e di nga kush goditet, prandaj Policia duhet që të zbulojë atentatorët duke përgjuar Ardian Çapjan, duke hapur kamerat e zonës që ajo e quan ‘’oazin’’ e Çapjave që është çdo pëllëmbë me kamera të rezolucionit të lartë si dhe duke hetuar klanin rival.

”Unë kapërceva pragun e portës dhe madje nuk e dija se ajo ishte vija e kuqe. Ju po kapërceni këtu si vrasës të veshur me pushtet. Kështu më tha vëllai i Ardian Çapjes. Një zonjë na ka thënë mos hidhni baltë mbi ne, e dimë kush na ka goditur. Unë uroj t’i shpëtojë atentatit Ardian Çapja.

Sot kam parë një frame- video-je, një ish- atentat ndaj Ardian Çapjes, atentatori ishte i pamaskuar, maska i ra, madje dhe xhupi. Dhe xhupi i ra dhe e kanë marrë pjestarë të fisit Çapja.

Janë dhjetra vrasje që i janë atribuar familjes Çapja, kanë ngritur akuza pa fakte. Vëllai i tij u vra me anti-tank tek Univers në 2015. Po ashtu iu vra avokati në qendër të qytetit.

Disa nga atentatet kanë ndodhur tek banesa e Çapjes , pikërisht tek ajo rrugica. Sa shumë të dhëna mund të marrë policia nga aty. Çdo pëllëmbë e survejtuar nga kamera me rezulocion të lartë.

Mjafton që të përgjohen bisedat e Ardian Çapjas dhe të hetohet klani kundërshtar. Ka dhe disa hasmëri prej vitesh. Çapja nuk dilte asnjë moment të jetës së tij pa roje. Oazi i tillë është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk shihet”- tha Çapja.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco