Arrestohet shitësi shqiptar me shumicë, ja çfarë transportonte me qesen e tij të plehrave

Arrestohet shitësi shqiptar me shumicë, ja çfarë transportonte me qesen e tij të plehrave

20:35, 08/06/2020
A+ Aa A-

Një shitës me shumicë i rrobave me origjinë shqiptare, u arrestua nga policia greke, ndërsa transportonte kanabis në qese plehrash dhe kishte vendosur dyqanin e tij vetëm disa metra larg Bashkisë së Athinës.

Forcat e rendit arritën në gjurmët e 25 vjeçarit pas informacione sipas të cilave ai hidhte sasi të mëdha kanabisi në treg dhe përdorte dyqanin e tij për këtë çështje.

Shitësi me shumicë transportonte kanabisin në qese mbeturinash dhe i linte në vende të caktuara ku anëtarët e tjerë të rrjetit i merrnin për t’i hedhur në sheshet e qendrës.

Mesditën e së mërkurës, policia e Ekipeve të Operacioneve Speciale nisi vëzhgimet në terren dhe sapo panë që shqiptari u shfaq në dyqan duke mbajtur qese plehrash, nxituan drejt tij pa i lënë mundësi të reagonte. Ai u prangos ndërsa iu sekuestrua edhe droga.

Aty u gjetën dy pako kanabis me cilësi të lartë, që peshonin nga 2,200 gram secila dhe ishin mbyllur hermetikisht me një aparaturë speciale paketimi për të parandaluar zbulimin e tyre nga qentë.

Autori i krimit, sipas informacioneve, ka qenë më parë i përfshirë në raste droge, ndërsa policia arrestoi edhe një bashkëpunëtor, i cili ishte duke punuar në dyqanin “Cavantza”.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco