‘Tërmeti kthen panikun në Shqipëri’/ Mediat e huaja: Ishte pranë sipërfaqes

‘Tërmeti kthen panikun në Shqipëri’/ Mediat e huaja: Ishte pranë sipërfaqes

19:19, 08/06/2020
A+ Aa A-

Tërmeti që tronditi sërish qendrën e Shqipërisë ka gjetur hapësirë edhe në mediat e huaja.

Agjencia prestigjioze Associated Press, në një shkrim të shpërndarë nga dhjetëra gazeta dhe portale, thekson se tërmeti me magnitudë 4.2 ka kthyer frikën mes shqiptarëve.

“Një tërmet me magnitudë 4.2 goditi Shqipërinë perëndimore të hënën, duke shkaktur panik mes popullsisë, por pa lëndime në njerëz apo dëme materiale deri më tani,” shkruan AP.

Sipas AP, tërmeti goditi 34 kilometra në perëndim të Tiranës.

Kurse Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare thotë se magnituda ishte 4.5.

Ndërsa mediat e shumta italiane theksojnë faktin se tërmeti ishte shumë pranë sipërfaqes, vetëm 2 kilometra në thellësi.

Të gjitha mediat thonë se kjo goditje vjen shtatë muaj pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona dhe mbetën pa strehë të paktën 17 mijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Psikologu10/06/2020 13:35

Po kalojme momente krize ne venndin tone krize fatkeqesive natyrore,krize kovidi..19,krize ekonomike, ku me shqetesuesja dhe derrmuese jane politikanet tane ku hahen,shqyhen,puthen vetem e vetem per te mos ju preken interesat e tyre dhe e gjitha kjo jepey show ne stac.televizive.Askush nuk pyet per dramat ,shqetesimet,papunesine e ketij populli.A e dini sa do zgjasin keta trauma psikologjike tek njetezit.?..shume kohe....Ne pergjithesi pacientet vuajne nga ankthi i zgjatur,makthi ne gjum,pagjumesia,luhatje oreksi,,nervozizmi,melankolia e shume te tjera. Qeveria e papergjegjshme hajdute qe drejtohet nga nje kryeminster i papergjegjshem dhe psikotik

Shto koment

Denonco