Drejtuesi i motorit përplaset me trafikndarësen, në gjendje të rëndë në spital

Drejtuesi i motorit përplaset me trafikndarësen, në gjendje të rëndë në spital

18:03, 08/06/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites në aksin rrugor Milot-Thumanë, pranë fshatit Bushnesh.

Një drejtues motori ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me trafikëndarësen.

Luan Kola, 35 vjeç, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital.

Sipas policisë gjendja e tij është kritike për jetën.

Ndërkohë që është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip "Honda", shtetasi L.K., 35 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco