VIDEO/ Qenin e përplas makina pasi e përze pronari i lokalit, më pas e zvarrit para kalimtarëve

VIDEO/ Qenin e përplas makina pasi e përze pronari i lokalit, më pas e zvarrit para kalimtarëve

17:54, 08/06/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në kryeqytet ditën e fundit.

Pronari i një lokali në kryeqytet është bërë shkak për fundin fatal dhe të dhimbshëm të një qeni.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë duket pronari i biznesit i cili duke u munduar që të largojë qenin nga lokali i tij e ka shtyrë drejt rrugës ku po kalonin makina.

Duke u munduar ta largojë sa më shumë nga biznesi i tij, burri shihet teksa e tremb qenin dhe e detyron që të dalë në rrugë.

Më pas nga reagimi të pranishmëve duket se qeni goditet nga një automjet, shoferi i të cilit as nuk e merr mundimin të ndalojë.

I goditur rëndë, qeni shihet ndërsa vjen me vrull në trotuar dhe pas disa sekondash lëvizjeje, vdes.

E zonja e qenit ishte në një furrë buke aty pranë kur ndodhi ngjarja.

Sikur të mos mjaftonte me aq, burri në video shihet ndërsa e lëviz kafshën e pajetë me këmbë dhe më pas e tërheq për bishti e nxjerr në rrugë.

Pamjet janë të dhimbshme dhe tregojnë qartë se sa pak respekt dhe mungesë ndjeshmërie kanë disa njerëz ndaj krijesave të tjera. /abcnews.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Agim08/06/2020 18:34

Kafshë, po fajin nuk e ka individi po shteti se në Europë ai njeri do ishte arrestuar brenda disa orëve, kështu është në këtë vend kafshëria e njeriut është pasqyrë e pandjeshmërisë shtetërore...

Shto koment

Denonco