Dy atentate me snajper tronditin Shqipërinë/ Lleshaj ‘fle’ gjumë

Dy atentate me snajper tronditin Shqipërinë/ Lleshaj ‘fle’ gjumë

17:04, 08/06/2020
A+ Aa A-

Shqipëria është tronditur dy herë nga atentate me armë të precizionit të lartë brenda pak muajsh.

Në fillim të vitit, pa kaluar një javë e plotë në vitin e ri, u qëllua për vdekje me snajper biznesmeni nga Mirdita, Kastriot Reçi.

Ngjarja tronditi jo vetëm qytetin e vogël të Rrëshenit. Në atë kohë u tha se armës i ishin fshirë numrat, diçka e ngjashme edhe me atentatin ndaj Ardian Çapjas në Elbasan.

Vrasja në mënyrë precize frikësoi të gjithë të fortët e tjerë jo vetëm në veri të vendit. Në atë kohë, policia dha sinjale se mund të ishte pranë zbardhjes së ngjarjes. Të tilla sinjale u dhanë edhe nga ministri Sandër Lleshaj.

Ja ku jemi gjysmë viti më pas dhe historia e Reçit është harruar. Mëngjesin e së hënës, snajperi goditi sërish, këtë herë në kërthizën e vendit, në Elbasan.

Ardian Çapja, një personazh i njohur në Elbasan, u qëllua pranë banesës së tij nga një snajper. Autori shënjestroi zemrën, por qëlloi shumë pranë saj. Çapja ka dalë nga një operacion i vështirë dhe pritet të shihet si do shkojë gjendja e tij.

Por ndërkohë, qeveria dhe ministri Lleshaj kanë heshtur. Ndoshta mund të dalin më vonë dhe do deklarojnë se kanë të dhëna se ngjarja do zbardhet. Në fund koha do kalojë derisa të vijë momenti dhe krimi të godasë sërish.

“Hetimet kanë sjellë progres që jep arsye për optimizëm dhe policia është e bindur se gjithë skema e kësaj vrasjeje do të zbardhet. Nuk mund të ngelet pa u zbardhur,” pati deklaruar Lleshaj pas vrasjes së Reçit. Tani të shohim çfarë premtimi do bëjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco