Gazetari nxjerr foton e Ramës me Ardian Çapjan: Kam hallin tënd

Gazetari nxjerr foton e Ramës me Ardian Çapjan: Kam hallin tënd

16:38, 08/06/2020
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha i është rikthyer sot fotos së publikuar në rrjetet sociale ku kryeministri Edi Rama ka pozuar me Ardian Çapjan.

Pas atentatit të sotëm ndaj Çapjas, i cili njihet edhe si ‘i forti” i Elbasanit, gazetari i bën thirrje kryeministrit të ketë kujdes se “e ha si ‘dem anësor’”.

Në një postim në rrjetet sociale teksa ka publikuar edhe fotot më poshtë, gazetari Artan Hoxha shkruan:

“Udhëheqës, kur të sugjerojmë, mos shko vend e pa vend, mos tako gjithkënd që të fton, nuk kemi hallin e atyre, “biznesmenëve” të shërbimit social, se ata kanë 20 vite që i dalin zot vetes. Kemi hallin tënd, se e ha si “dem anësor”, dhe na lë kombin mes 4 rrugëve!!!”

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Ardian Çapjas, iu bë atentat para banesës me snajper. Një plumb e goditi Çapjan në shpatull, ndërsa tani ndodhet në spital në gjendje kritike.

Çapja i ka shpëtuar edhe dy atentateve të mëhershme, në gusht dhe dhjetor të vitit 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu08/06/2020 18:36

po ta haje naj plumb se na shpeton

PATRIOTI DT 8 qershor 202008/06/2020 18:36

Të gjithë" cubat "e kanë një fund të keq...

Shto koment

Denonco