Arrestohen 10 persona në Tiranë, ja cilat janë akuzat ndaj tyre

Arrestohen 10 persona në Tiranë, ja cilat janë akuzat ndaj tyre

15:42, 08/06/2020
A+ Aa A-

Dhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për vepre të ndryshme penale.

Ata janë të akuzuar për vjedhje, shpërndarje të lëndëve narkotike si dhe drejtim të automjetit pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Materialet lidhur me këta persona të arrestuar tashmë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 10 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast. Si rezultat u arrestuan shtetasit B. G., 36 vjeç dhe G. D., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në Daias u konstatuan me një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases R. Sh., 44 vjeçe, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në dyqanin e shtetases V. M.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Kallëzim i rremë”, i shtetasit Xh. C., 40 vjeç, pasi kishte bërë kallëzim, duke pretenduar se i kishin vjedhur mjetin, por nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë duke sajuar një ngjarje të pavërtetë.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 32 vjeç, pasi në rrugën “Tom Plezha”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-E. Ç., 19 vjeç, pasi në rrugën “Abdyl Frashëri”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

-G. B., 37 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.17 mg/l;

-E. V., 36 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l;

– A. T., 36 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.99 mg/l;

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi L. T., 48 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcneës.al

Aktualitet

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco