Plagosja e Ardian Çapjas, snajperisti e priti disa orë…. arma prodhim finlandez

Plagosja e Ardian Çapjas, snajperisti e priti disa orë…. arma prodhim finlandez

14:59, 08/06/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin mëngjesin e sotëm  kur një atentat i sofistikuar me armë snajper iu bë Ardian Çapjas, njerit nga të fortët e qytetit.

Ardian Çapja është qëlluar në një distancë 250-300 metra në vijë ajrore. Kështu raportoi për “Balkanweb” gazetarja Klodiana Lala, e vendosur në zonën ku ndodhi atentati ndaj 55-vjeçarit. Ajo tha se, autori ka qenë i pozicionuar në kodrën e Krastës.

“Snajperisti ka qëndruar disa orë në pritje që Ardian Çapja të dilte në rrugicën mes dy vilave luksoze, ku është qëlluar me snajper.

Automjeti tip ‘Volkswagen’ me të cilin janë larguar snajperisit dhe personi që e priste është me targa të vjedhura. Grupe ekspertësh kanë kontrolluar zonën, por nuk është gjetur ndonjë gëzhojë.

Arma dyshohet se është snajper prodhim finlandez që qëllon në distancë mbi 600 metër.

Ndërkohë që i plagosuri  i është nënshtruar një operacioni në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, deklaruan mjeket.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco