'M’u duk sikur plasi goma, brenda kishte…'/ Flet zjarrfikësi që mbeti i plagosur nga shpërthimi

'M’u duk sikur plasi goma, brenda kishte…'/ Flet zjarrfikësi që mbeti i plagosur nga shpërthimi

14:16, 08/06/2020
A+ Aa A-

Zjarrfikësi që mbeti i plagosur, teksa po shuante zjarrin që kishte përfshirë makinën e dyshuar të atentatorëve të Ardian Çapjas, paraditen e sotme në Elbasan, reagon për herë të parë nga shtrati i spitalit, ku po mjekohet.

Për fat në gjendje të mirë shëndetësore, me këmbën e djathtë të lënduar, Dashamir Muhaxhiri, 38 vjeç, thotë se nuk e kuptoi fillimisht se çfarë ndodhi.

“Ndodhi një shpërthim fillimisht, por nuk e ndjeva, thashë se shpërtheu ndonjë gome a diçka tjetër, pasi u fik zjarri, pashë që këmbën e kisha të dëmtuar”

Çfarë mund të ketë pasur?

Aty shpërtheu një predhë a diçka, nuk e di fort mirë

Në derën e pasme të automjetit kishte një vrime? Mund të jetë plumbi?

Ai ishte

Ka pasur armë brenda makinës?

Po, ka pasur

Kishte snajper?

Nuk e di saktësisht

Po zjarri ç’pjesë të makinës kishte përfshirë në fillim?

Zjarri e kishte përfshirë komplet mjetin

Patët frikë?

Nuk pata se kam disa vite që operoj në zjarrfikëse dhe nuk më ka bërë shumë përshtypje kjo plasja që ndodhi, kujtova se ishte normale, si gomë.

Te cila këmbë jeni dëmtuar?

Te këmba e djathtë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco