Atentati ndaj Çapjes, 5 persona të angazhuar në sulm, makina e mbushur me municion u vodh në Krujë...

Atentati ndaj Çapjes, 5 persona të angazhuar në sulm, makina e mbushur me municion u vodh në Krujë...

13:22, 08/06/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin mengjesin e sotshëm  kur një atentat i sofistikuar me armë snajper ju bë Ardian Çapjas, njerit nga të fortët e qytetit.

Report Tv mëson ekskluzivisht nga grupi hetimor në Elbasan se në atentatin kundër Ardian Çapjas kanë marrë pjesë 5 persona, ndërsa zyrtarisht gjithashtu mësohet se 55-vjeçari u qëllua me snajper.

Tre autorë kanë qenë aktivë, njëri ka qenë shoferi, dy të tjerët kanë qenë pas në sedilje, njëri ka qëlluar me snajper dhe tjetri ka vëzhguar. Makina tip "Volksëagen" sharon ka qenë e mbushur me municion, ç'ka nënkupton që autorët ishin të përgatitur për një reagim të fortë nëse do të kishte kundërpërgjigje nga fisi Çapja, pasi i goditën në zonën e tyre.

Tre personat që morën pjesë në goditjen e Çapjes janë fiksuar nga kamerat, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre. Ndërkohë që dy persona e tjerë i kanë ndihmuar tre autorët që të largohen nga vendi ku dogjën makinën në Fushë Mbret, pak metra nga vendi ku ndodhi atentati.

Gjithashtu Shqiptarja.com mëson se makina që u përdor në atentat ka qenë e vjedhur dhe po ashtu targa. Makina është vjedhur në Krujë, ndërsa pronari e kishte denoncuar vjedhjen. Pronari i makinës është marrë në pyetje, por nuk ka pranuar që të ketë lidhje me ngjarjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco