Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gazetari: Të paçim komandant Rama, kriminelët po ndjekin këshillën tënde!

Gazetari: Të paçim komandant Rama, kriminelët po ndjekin këshillën tënde!

12:48, 08/06/2020
A+ Aa A-

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Elbasan, duke evokuar disa deklarata të papërgjegjshme të kryeministrit Rama pak kohë më parë. Në prani të gazetarëve, kryeministri i shokoi të gjithë, kur pyetjes se çfarë bën policia për të parandaluar ngjarje të rënda, ju përgjigj: Ta hanë kokën e njëri-tjetrit, dhe sa here ta hanë kokën e njëri-tjetrit, që ta dish ti, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë.

“13 nëntor 2018, Udhëheqësi dora vetë:

“Ta hanë kokën e njeri-tjetrit, dhe sa herë ta hanë kokën e njëri-tjetrit, që ta dish ti, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë.

Kështu që kur të hanë kokën e njëri-tjetrit, hëngshin kokat e njëri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njeri-tjetrit”...

“Të vrasin njeri-tjetrin, ta bëjnë ata, dhe janë të lutur ta bëjnë”...

Të paçim, komandant, po ta ndjekin këshillën.

Atë po bëjnë. Po hanë kokat e njëri-tjetrit dhe nuk po ngopen se ngrëni kokat e njëri-tjetrit...

Kur agjencitë e zbatimit të ligjit, kthehen në agjenci funerale, normale që zjarrfikësit do plagosen duke fikur zjarrin e makinës se atentatorëve, pasi janë larguar nga vendi i krimit...”, ka komentuar Hoxha ngjarjen e sotme në Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco