‘Dëgjova një shpërthim’/ Zjarrfikësi i plagosur tregon ngjarjen

‘Dëgjova një shpërthim’/ Zjarrfikësi i plagosur tregon ngjarjen

12:44, 08/06/2020
A+ Aa A-

Përveç Ardian Çapjes, mëngjesin e sotëm në Elbasan ka mbetur i plagosur edhe një zjarrfikës.

Autorët pas ngjarjes në Krastë, ku u plagos Çapja, kanë braktisur dhe djegur makinën në zonën e Fushë Mbretit.

Mësohet se brenda në makinë ka pasur fishekë, të cilët kanë shpërthyer nga djegia. Për pasojë është plagosur njëri prej zjarrfikësve. Ai është Dashamir Muhaxhiri, 38 vjeç, që po shuante flakët e makinës.

Muhaxhiri ka thënë për Abc News nga spitali ku po merr ndihmën mjeksore, se në momentin që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ka pasur një si shpërthim, por që nuk e kanë kuptuar në fillim çfarë ishte.

“Ngjarja ka ndodhur pas një njoftimi zjarri se na thanë se digjej një makinë, në momentin që kemi arritur në vendin e ngjarjes dhe fiket makina, ndodhi një shpërthim dhe nuk e vura re, Nuk e di se çfarë ishte, mendova ndonjë gomë. Në këmbë kisha ashkla llamarine”, është shprehur zjarrfikësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco