Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Paditen anëtarët e Këshillit Bashkiak që votuan për shembjen e Teatrit

Paditen anëtarët e Këshillit Bashkiak që votuan për shembjen e Teatrit

11:57, 08/06/2020
A+ Aa A-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar një tjetër kallëzim në Prokurorinë e Tiranës lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Aleanca ka kallëzuar për shpërdorim detyre të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës që kanë votuar për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Po presim të shohim lëvizje konkrete, ne do të këmbëngulim deri në fund dhe jam i bindur se me veprimet tona juridike do të kthejmë shpresën se gjërat mund të bëhen në këtë vend”, tha Robert Budina.

"Një autoritet lokal dytësor nuk mund të marrë tagrin e një instuticioni tjetër kombëtar, zinxhiri i vendimmarrjes është shkelur rëndë në mënyrë kriminale. Policia ka ardhur jo për të shembur teatrin, por për të zënë brenda njerëzit që po e mbronin," tha njëri nga aktorët që dorëzuan padinë.

"Ne jemi të detyruar t'i paraqesim prokurorisë të gjitha shkeljet e rënda që kanë ndodhur dhe mua më duket e pakuptimtë që kjo duhet të ishte detyra parësore e saj dhe ata nuk kanë marre asnjë hap për ta zbardhur".

Padia përmban 3 akuza: “shkatërrim i pronës publike”, “shpërdorim detyre” dhe “shkatërrim monumentesh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco