Koronavirusi mbyll edhe Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër

Koronavirusi mbyll edhe Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër

11:50, 08/06/2020
A+ Aa A-

Një punonjëse e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër ka rezultuar pozitive me koronavirus në testimet e DSHP gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo ka sjellë edhe mbylljen e institucionit.

Burime pranë Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore në Shkodër bëjnë me dije se një vendim i tillë ka ardhur pas analizave ku punonjësja rezultoi pozitive.

Nuk ka një afat kur ky institucion do të rihapet, por pritet që gjatë ditës së sotme të kryhet dezinfektimi i plotë i institucionit dhe çdo hap do të ndërmerret në konsulencë me specialistët e Shëndëtësisë në Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco