EMRAT/ Shqiptari vrau bashkëkombasin e tij 39-vjeçar, ja sa burg i jep gjykata italiane

EMRAT/ Shqiptari vrau bashkëkombasin e tij 39-vjeçar, ja sa burg i jep gjykata italiane

20:51, 07/06/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Torinos dha 12 vite burg për një shtetas shqiptar, Donald Rushiti i cili qëlloi për vdekje një tjetër shqiptar.

Ngjarja ndodhi më datë 21 tetor të vitit 2017 në mes të Bevilacqua dhe Fidias, Itali ku Donaldi qëlloi me armë Shpëtim Frashërin, 39 vjeç i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Frashëri, i shoqëruar nga disa miq, kishte pasur një konflikt me katër persona në lokalin “Chic”, i cili qëndron hapur 24 orë. Përleshja mes tyre ishte regjistruar nga kamerat në zonë.

Në tentativë për tu larguar, Frashëri u qëllua nga një armë e kalibrit 44. Disa plumba të lëshuar në drejtim të tij, kanë goditur ndërtesa rreth e rrotull zonës.

Më pas Donaldi u arratis për në Shqipëri ku në bashkëpunim të autoriteteve italiane dhe ato shqiptare ai u arrestua në Tiranë.

Për këtë ngjarje janë në kërkim dhe 3 persona të tjerëHasim Murataj, Cerciz banushi, Sabri Brakaj.

Nuk dihet se cfarë arsyeje ka bërë që situata të shkojë deri në vrasje, por autoritetet italiane dyshojnë se gjithçka ndodhi për kontrollin e tregut të prostitucionit në vendin fqinj.

Sipas hetimeve, viktima drejtuar dhe nga prokurori Vito Sandro drejtonin një rrjet prostitucioni në zonën e De Sanctis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco