Bllokohet gomonia me 3 kuintalë drogë në Itali, prangosen dy shqiptarë

Bllokohet gomonia me 3 kuintalë drogë në Itali, prangosen dy shqiptarë

15:31, 07/06/2020
A+ Aa A-

Një gomone, që drejtohej nga dy kontrabandistë shqiptarë, e cila kishte sasi të madhe marijuane dhe hashashi, me një vlerë të vlerësuar në rreth 3 milionë euro, u bllokua në brigjet e San Cataldo në Lecce nga anije patrullimi të shpejtë të Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Gardës së Financave të Bari në bashkëpunim me Grupin Aeronaval të Gardës së Financave të Tarantos.

Dy kontrabandistët nga Shqipëria, që drejtonin gomonen, u arrestuan.

Guardia Di Finanza ndoqi gomonen në det, ndërsa mjeti ecte me një shpejtësi të madhe, raportojnë mediat në vendin fqinj.

Pas një ndjekje të shkurtër, gomonia u bllokua. Në bord kishte rreth 3 kuintalë marijuanë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist07/06/2020 16:18

Shikoni se e keni gabim sasine.Nuk jane 3 kuintal,por 3 ton.Me vleren qe thone italianet 3 milion dollare,del realisht mbi 3 ton.Ka bere pune te mire kosa qe ka marre Sander Mavia,per te korr kanabisin,kur 3 ton vetem kapen,a e merrni me mende se sa jane derguar????Pune te lavderueshme kan bo edhe cunat e Ard Veliut.Kot nuk e solli nga Vlora,Fatmir Xhafa kete polic (megjithese nuk din as me fol,se vlonjatet jane te prape per fjale,por Ardi,as vlonjat nuk eshte.

Shto koment

Denonco