Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Aksident i rëndë në rrugën Qafë Mali - Bajram Curri

Aksident i rëndë në rrugën Qafë Mali - Bajram Curri

12:12, 07/06/2020
A+ Aa A-

Një aksident i redne ka ndodhur këtë mesditë në Pukë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Qafë Mali-Bajram Curri”, te vendi i quajtur “Shkëmbi i Dardhës”. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

Nga të dhënat e para mësohet se ka mbetur i bllokuar në makinë Mark Nika, rreth 70 vjeç.

Pukë /Informacion Paraprak 

Më datë 07.06.2020, rreth orës 11:45, në fshatin Dardhë, Pukë, një mjet ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga për pasojë janë lënduar një grua me një fëmijë, të cilët janë jashtë rreziku për jetën dhe ndodhen në Spitalin Pukë. 

Gjithashtu nga informacionet paraprake mësohet se ndodhet dhe një person, shtetasi M. P. në automjet, dhe shërbimet e Zjarrfikeses Pukë po punojn për nxjerrjen e tij nga automjeti

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco