‘Më mbron Allahu’/ Gjykata lë në burg Roland Kryemadhin

‘Më mbron Allahu’/ Gjykata lë në burg Roland Kryemadhin

11:24, 07/06/2020
A+ Aa A-

Kundërshtoi dhe kërcënoi me armë policinë, Gjykata e Tiranës vendon masën “arrest me burg”, për Roland Kryemadhin.

Prokuroria kërkoi arrest në burg për Roland Kryemadhin, i akuzuar për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Ndërkohë që Kryemadhi, nëpërmjet avokatit pretendon se është dhunuar nga policët dhe se nuk ka pasur armë. Gjatë momentit që gjykata e pyeti për avokatin, Kryemadhi tha se nuk ka nevojë për mbrojtje pasi ka mbrojtjen e Allahut.

Më tej, avokati kërkoi caktimin e një mase me të butë, si ajo e arrestit shtëpiak Kryemadhi shtoi se kishte dalë nga banesa për të blerë një acid, ndërsa punonjësit e policisë nuk ishin treguar të duruar.

Në fund, gjykata caktoi arrest në burg për Roland Kryemadhin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco