Shumica e të infektuarve janë me shenja klinike, shtohet numri i të shtruarve

Shumica e të infektuarve janë me shenja klinike, shtohet numri i të shtruarve

11:06, 07/06/2020
A+ Aa A-

14 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të dielë në vendin tonë duke e çuar në 1246 numrin e të prekurve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës.

Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të COVID-19.

"Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje të rasteve në Spitalin Infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID-19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë." deklaroi MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 187
Krujë- 24
Shkodër- 19
Kamëz- 14
Durrës- 10
Mat- 9
Lushnje- 6
Tropojë- 2
Korçë- 1
Librazhd- 1
Mallakastër- 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco