EMRI/ Dënohet shqiptari, befasoi policët kur i shkuan te banesa

EMRI/ Dënohet shqiptari, befasoi policët kur i shkuan te banesa

10:13, 07/06/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar u dënua me 20 muaj burg në Skoci, pasi u kap duke kultivuar kanabis me vlerë 64.800 sterlina.

Alfons Çelaj, 29 vjeç, i kishte kthyer katër dhomat e banesës në një plantacion kanabisi.

Përpara gjykatës, ai pranoi fajin dhe deklaroi se e kishte kryer krimin për të shlyer borxhet që kishte ndaj shqiptarëve.

Çelaj u kap mat kur policët mbërritën në banesën e tij për një çështje krejt tjetër.

Sipas medieve lokale, oficerët mbetën të habitur kur panë se çfarë po ndodhte brenda.

Çelaj jetonte ilegalisht në Britani. Avokati i tij tha se ai kishte një borxh prej 20 mijë sterlinash ndaj disa shqiptarëve, ndaj u detyrua të merrej me kultivimin e kanabisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco