Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Po mblidhnin qershi kur u qëlluan me armë, ja si nisi sherri…

Po mblidhnin qershi kur u qëlluan me armë, ja si nisi sherri…

09:46, 07/06/2020
A+ Aa A-

Një sherr me armë midis fqinjëve, që mund të përfundonte me pasoja fatale, është parandaluar nga ndërhyrja në kohë e policisë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit, pas një konflikti midis dy familjeve.

Shtetasi Izet Hoxhallari, 58 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi ishte konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij Ilir Jolldashi., 52 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit, kishte qëlluar me armë zjarri tip pistoletë “Zastava” në drejtim të tyre.

Burime policore shpjegojne se shkak i sherrit është bërë hedhja e mbeturinave nga ana e grave. Në momentin kur ka shkuar autori, çifti ka qenë duke mbledhur qershi në tokën e tyre.

Ai ka qëlluar me armë, por nuk i ka kapur plumbi. Më pas ata janë konfliktuar fizikisht derisa ka shkuar policia.

Njoftimi:

Ndërhyrja në kohë e policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

Tenton të vrasë me armë zjarri fqinjët e tij, kapet dhe arrestohet në flagrancë një 58-vjeçar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 4 fishekë të cilën autori e posedonte pa leje.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Buçimas, dy familje fqinje po konfliktoheshin me njëra-tjetrën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku konstatuan se:

Shtetasi I. H., 58 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi ishte konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij I. J., 52 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit, kishte qëlluar me armë zjarri tip pistoletë “Zastava” në drejtim të tyre.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes si edhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, i cili mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Në cilësinë e provës materiale 58-vjeçarit, iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit me 4 fishekë në krëhërin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco