VIDEO/ Skandal: Ministria qe në dijeni të abuzimeve seksuale në shkollën e Babrrusë, një rast tjetër u fsheh

VIDEO/ Skandal: Ministria qe në dijeni të abuzimeve seksuale në shkollën e Babrrusë, një rast tjetër u fsheh

14:55, 06/06/2020
A+ Aa A-

Abuzimi seksual me nxënësen 15-vjeçare të shkollës në Babrru merr përmasat e skandalit. mësohet se Ministria e Arsimit ka qenë në dijeni të abuzimeve seksuale në shkollën e Babrrusë. 

Një tjetër abuzim seksual u fsheh dhe abuzuesi u rikthye ne shkollë.

Ndiqni prononcimin e dhënë nga Drejtori i kësaj shkolle për Syri TV, z. Besnik Daci, që hedh më shumë dritë mbi situatën:

"Unë jam pezulluar që më datë 2 qershor 2020 nga puna, jo për motive ligjore. Argumenti, në shkresën që disponoj aktualisht, është i tillë: për situatën e krijuar deri ën zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Unë dua të shprehem nëse ma jepeni mundësinë.

Ndjehem i keqardhur. Ndiej përgjegjësi nga ana morale  pa masë, sepse ngjarje kaq të shëmtuara ndodhin në një komunitet dhe fatkeqësisht në komunitetin ku unë banoj.

Dua të bëj me dije, dua të bëj një transparencë reale për këtë çështje, pasi trysnia dhe deformimi I situatës ka qenë hap pas hapi deri në momentin që flasim.

Së pari, nxënësi  i abuzuar, pretendent i abuzuar, ka mbaruar detyrimin shkollor pranë kësaj shkolle në vitin 2018-2019.

Ish-roja i shkollës është larguar nga ky institucion më datën 30 korrik 2019.

Gjatë gjithë kësaj kohe që ato kanë qenë në komunikim dhe në ushtrimin e punës në shkollë, nuk kam pasur asnjë lloj shqetësimi, asnjë lloj ankese nga mësuesi kujdestar, nga ve nxënësi, nga prindi ose nga psikologu".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco