Trafiku i klandestinëve, ja çfarë kërkon prokuroria për zyrtarët e Policisë së Kufirit

Trafiku i klandestinëve, ja çfarë kërkon prokuroria për zyrtarët e Policisë së Kufirit

13:21, 06/06/2020
A+ Aa A-

Zinxhiri drejtues i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Tiranë ndodhen përpara Gjykatës së Tiranës për njohjen e masës së sigurisë për akuzat e ngritura ndaj tyre, sipas të cilave ata janë të përfshirë në trafikimin e emigrantëve arabë drejt vendeve të BE.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar për efektivët e përfshirë në trafikun e emigracionit, Altin Hasani, Besnik Zela, Albana Metko, Enkeleda Toska, pezullim ushtrimi nga funksionet publike.

Për pakistanezin Salim el Cheikh Joussef prokuroria ka kërkuar ndalim për të dalë jashtë vendit.

efektivët e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Emigracionit Tiranë, akuzohen për veprat penale të ‘Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’, ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’, kryer në bashkëpunim.

Më herët ka qenë Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit e cila pezulloi nga detyra zinxhirin drejtues në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë.

Në njoftimin e saj drejtoria e hetimit në SHÇBA bëri me dije se:

 ‘Ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi.

Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme.

Gjithashtu, në këtë veprimtari antiligjore, përfaqësues të firmave e kompanive të ndryshme përpilonin dokumente zyrtare të falsifikuara, të cilat konsistojnë në krijimin e kompanive fiktive, kontratave fiktive të punës, adresave të rreme, enkas për të plotësuar detyrimet sipas ligjit për të përfituar leje qëndrimi në Shqipëri.

Ndalimi u bë për veprat penale të ‘Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’, ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’, kryer në bashkëpunim.

Hetimet vijojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave penale të konsumuara nga këta punonjës policie’.

Zinxhiri drejtues i Drejtorisë së Kufirit u pezullua pas pamjeve të transmetuara në media, në lidhje me trafikimin klandestin të qenieve njerëzore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco