VIDEO/ Italiani i famshëm rrezikon jetën në Shqipëri

VIDEO/ Italiani i famshëm rrezikon jetën në Shqipëri

12:54, 06/06/2020

‘Momente frike për Vittorio Sgarbin pasditen e djeshme në një plazh në bregdetin e Palasës, në jug të Shqipërisë, ku ishte mysafir’.

Kështu shkruan faqja e internetit e kritikut italian të artit dhe politikanit teksa publikon pamjet e aventurës së frikshme që ka zgjatur disa minuta.

Gjatë një zhytje në det, kritiku i njohur i artit, i zënë befas nga forca e valëve, papritmas u zhduk në valë, dhe pastaj u shfaq përsëri, duke u përkulur në mënyrë të dukshme; për ta shpëtuar ka vrapuar vajza e tij Alba dhe një roje shpëtimi nga vendpushimi, i cili me vështirësi e ndihmoi të arrinte në breg.

Veç protagonistit momente frike dhe për të afërmit dhe miqtë që e shoqëronin, ndërsa në incident Sgarbi humbi syzet e tij që nuk i heq kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta06/06/2020 17:05

Shkrimi tregon nje raste te rrezikshem dhe te frikshem, por......video tregon nje raste shume qesharak si per Zgarbin dhe rojat...

Shto koment

Denonco