Lajmi i fundit

Bardhi publikon VIDEO-n: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal, të protestojmë të premten

Femrat në Sarandë dhe Korçë protestojnë: Dënime më të ashpra për pedofilët dhe përdhunuesit

Femrat në Sarandë dhe Korçë protestojnë: Dënime më të ashpra për pedofilët dhe përdhunuesit

12:48, 06/06/2020
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual të një të miture 15-vjeçare në Babrru të Tiranës nga roja i shkollës, ka tronditur mbarë opinionin dhe ka sjellë sot protestë edhe në Sarandë.

Në formën e një marshimi, nga “Sheshi Nënë Tereza” kanë marshuar sot nëna me fëmijë, të rinj e të reja, politikanë për t’i thënë “Stop abuzimit, për fëmijërinë e humbur, për jetën…” Ato marshuan paqësisht për një të ardhme të sigurt për veten, fëmijët, motrën, nënën…

Protesta me moton “Stop abuzimit” dhe “Për fëmijërinë e humbur”, “Për jetën”, ka për qëllim reagimin e shtetit dhe forcimin e dënimit për abuzuesit, pedofilët, përdhunuesit, ngacmuesit.

Prostë e ngjashme është zhvilluar edhe në Korçë. Rreth 100 vajza dhe gra kanë dalë në protestë me pankarta dhe banderola. Ato kanë dalë në pedonalen e qytetit me pankarta dhe banderolar kundër abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco