Tiranë, arrestohet një kryeplak dhe dy pylltarë, nuk treguan që po mbillej kanabis

Tiranë, arrestohet një kryeplak dhe dy pylltarë, nuk treguan që po mbillej kanabis

10:57, 06/06/2020

Policia e Tiranës ka arrestuar kryeplakun e fshatit Gropaj dhe dy inspektorë pyjesh të zonës, pasi ata nuk kanë informuar se në zonën që mbulonin po mbillej kanabis.

Policia njoftoi se pas monitorimit nga ajri me avion të një sipërfaqeje toke të mbjellë me kanabis, ka dërguar në zonë policët e Komisariatit nr.6.

Si rezultat i kontrollit, në vendin e quajtur "Kroi i Xhepës" në fshatin Gropaj, kanë konstatuar tokë të shpyllëzuar dhe 4 parcela ku ishin hapur brazda. Po aty, gjetën në një qese, 200 fara dhe 80 kubikë kanabisi.

Policia shpalli në kërkim 6 persona me iniciale R.K, Sh.K, R.K, E.K dhe D.Sh, të cilët dyshohen se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Po në lidhje me këtë rast u bë arrestimi i kryeplakut të fshatit Gropaj, E.N, 41 vjeç dhe i dy inspektorëve të pyjeve, P.Gj dhe A.A sepse nuk kanë informuar në Polici për territorin që mbulonin.

Policët e komisariatit nr. 5 nga ana tjetër, pas kontrollit në malin e Zallherrit, në një zonë të pyllëzuar pa rrugë kalimi, gjetën tri parcela të vogla me 149 rrënjë kanabisi dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco