Kanabisi, cilët kapi Policia me dron, në malet e Kukësit dhe Mallakastrës

Kanabisi, cilët kapi Policia me dron, në malet e Kukësit dhe Mallakastrës

09:57, 06/06/2020

Policia e Shtetit njoftoi se ka kryer kontrolle masive me dron nga ajri dhe nga toka për të parandaluar mbjelljen e kanabisit sidomos në zonat e thella pyjore.

Sot është njoftuar se nga kontrollet mbi Kukës dhe Mallakastër ka hasur vetëm dy tentativa për kultivimi kanabisi, një në Papaj të Tropojës dhe një tjetër në Çorrush të Mallakastrës. Në rastin e parë janë shpallur në kërkim dy “fermerët” e dyshuar sepse i kishin mbjellë farat në gota platike, kurse në të dytin, janë arrestuar dy.

Konkretisht, në Kukës janë angazhuar mbi 60 punonjës policie dhe dy dronë. Dy dronë po kontrollojne zonat e thella malore dhe deri tani nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.  Kontrollet kanë vijuar dhe nga toka ku 60 punonjës të policisë po vijojnë kontrollin në Kukës, Has, e Tropojë.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e policisë në zonën e fshatit Papaj, Tropojë, në një zonë të pyllëzuar u evidentuan fidanë të dyshuar kanabis sativa, në tentativë për t'i kultivuar. Në lidhje me këtë rast u ushtrua kontroll në banesën e E.D dhe S.D si  të dyshuar dhe u gjetën fidanë në gota plastike në tentativë për t'i kultivuar. Keta dy shtetas u shpallën në kërkim policior dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Po në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, kryetari i fshatit Papaj, B.H dhe inspektori i oyjeve F.M për "Moskallzimi i krimit" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

Edhe në Mallakastër, gjatë kontrollit me dronë në Çorrush u konstatua një rast tentative kultivimi. Policia ka vënë në pranga P.I, 44 vjeç dhe M.I, 27 vjeç, pasi afër tokës së tyre u evidentuan 95 bimë kanabisi. Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Policia tha se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco