Detaje shokuese/ Shkoi të denonconte përdhunimin nga punonjësit e Shtëpisë së Fëmijës, u abuzua nga shefi i policisë

Detaje shokuese/ Shkoi të denonconte përdhunimin nga punonjësit e Shtëpisë së Fëmijës, u abuzua nga shefi i policisë

23:22, 05/06/2020
A+ Aa A-

Detaje tronditëse zbulohen nga përdhunimi i një vajze nga shefi i Postës së Policisë të Fushë-Arrëzit, Izmir Duraku.

SHÇBA bën me dije se vajza kishte shkuar në komisariat për të denoncuar përdhunimin nga disa persona, punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër, por ka rënë sërish pre e abuzimit seksual.

“Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2015, ndërsa vjen pak ditë pas zbulimit të përdhunimit të 15-vjeçares në Babrru nga roja i shkollës ku mësonte. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Polic06/06/2020 00:58

Ja pse nuk denoncojne femrat. Besoj se polici ka qene me surratin e ministrit, si ka thene zotria. Polici e peshtire, qe ngjall vec urrejtje e aspak siguri.

Alfons05/06/2020 23:36

Eshte shum njeri pleher ku izmir duraku,dhe ne vitin 2010 kur ka qene me pune ne fushe kruje ka perdhunuar ne zyre nje femer te quajtur shpresa nga derveni.

Shto koment

Denonco