Rrëmbeu djalin e mitur, aksioni i policisë për arrestimin e babait në Lezhë

Rrëmbeu djalin e mitur, aksioni i policisë për arrestimin e babait në Lezhë

17:42, 05/06/2020
A+ Aa A-

Një 44 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim prej më shumë se 1 viti për disa vepra penale u arrestua pasditen e sotme në Kurbnesh, Lezhë.

Shtetasi me iniciale A.B. akuzohet për veprat penale "Dhuna në familje", "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës” dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës".

Ky shtetas, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L. B., kishte marrë dhe djalin e tyre të mitur, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Policia gjeti dhe fëmijën e mitur 8-vjeçar, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për momentin po trajtohet me psikolog në DVP Lezhë.

"U organizua dhe u finalizua operacioni policor "Kurbneshi",  në kuadër të të cilit pas rreth 72 orësh kërkime në fshat dhe në pyllin e Kurbneshit, u bë e mundur gjetja dhe prangosja e shtetasit A. B., i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin nr. 4, datë 05.01.2019, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest më burg”, për veprat penale "Dhuna në familje", "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gGjykatës” dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës", thuhet në njoftimin e Policisë.

Prej nëntorit të vitit 2018, Policia e Qarkut Lezhë ka vazhduar punën në mënyrë të pandërprerë për lokalizimin, kapjen dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasit A. B.

Materialet shtesë në ngarkim të shtetasit A. B., do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco