Vihet në pranga ‘Tmerri' i durrsakëve me biçikleta, del lista e viktimave

Vihet në pranga ‘Tmerri' i durrsakëve me biçikleta, del lista e viktimave

12:29, 05/06/2020
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka organizuar një operacion të posaçëm për të kapur “Tmerrin” e durrsakëve që mbanin biçikleta.

Një operacion i koduar si "Çiklisti" nxorri nga errësira ku gjuante, M.M, 31 vjeç me banim në Durrës, një person që kishte qënë i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Pasioni i këtij hajduti ishin vetëm biçikletat. Dështimi i tij më i madh ka qënë muaji mars kur në vend u vu karantina dhe ai futi në dorë vetëm një biçikletë.

Policia ka publikuar edhe listën e viktimave, të vjedhurve prej tij.

M.M, më datë 4 qershor 2020, në lagjen nr. 1, Durrës, ka vjedhur biçikletën e B.D, mirëpo është pikasur dhe pas ndjekjes nga Policia, është kapur në lagjen nr.17 në Durrës.

Tani dyshohet se M.M ka vjedhur edhe 21 biçikleta të tjera gjatë muajve të fundit në Durrës dhe konkretisht:

Në shkurt 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat E.L dhe E. V.

Në mars, dyshohet se i ka vjedhur biçikletën I.B.

Në prill, i ka vjedhur biçikletat 6 vetëve: D.Sh, M.Sh, R.S, S.H, H.C dhe Z.A.

Në maj 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat 11 shtetasve me iniciale të emrave: A.G, J.B, B.D, O.Gj, B.N, G.K, I.Xh, V.K, M.Xh, L.D dhe P.K.

Më datë 3 qershor, ai i grabiti biçikletën, D.Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

servet05/06/2020 12:44

Po dhe emrin e hajdutit e mbani sekret ! Ne vend qe ta nxirrni me emer e fotografi i nxirni vetem inicialet

Shto koment

Denonco