Procedohet administratori i një televizioni, ja pse akuzohet

Procedohet administratori i një televizioni, ja pse akuzohet

12:21, 05/06/2020
A+ Aa A-

Policia njoftoi se ka nisur procedim penal ndaj administratorit të një televizioni lokal në Kolonjë.

NJOFTIMI

Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të piraterisë duke fshehur të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij, proçedohet penalisht adminitratori i një televizioni.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale aparate që shërbenin për transmetime pirate televizve dhe shpërndarje interneti.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit D. M., 50 vjeç, banues në Tepelenë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë? në një studio televizive të cilën ky shtetas administronte iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 aparate që përdoreshin për trasmentime pirate televizive dhe shpërndarje interneti pa dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtyre aktiviteteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco