Zbulohet parcela me 253 bimë kanabis në Poliçan

Zbulohet parcela me 253 bimë kanabis në Poliçan

12:10, 05/06/2020
A+ Aa A-

Plot 253 bimë narkotike janë zbuluar dhe sekuestruar në Poliçan gjatë kontrollit të territorit. Droga është zbuluar nga kontrolli i efektivëve në terren dhe me 3 dronë në zoant e thella pyjore. Policia ka vënë në pranga për kanabisin një 31-vjeçar me inicialet V.M, 31-vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për kultivim kanabisi.

Nga ana tjetër, është shpallur në kërkim L.M, 36-vjeç banues në Tiranë, pasi në një pjesë pylli që e kishin shpyllëzuar, në vendin e quajtur “Gorica e madhe”, në fshatin Panarit u evidentuan parcelat me 253 bimë narkotike. Policia deklaron se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë në çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta me dronë dhe helikopterë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco