Tre të arrestuar/ Detaje nga policia pas kapjes së  28 kg kanabis në dy makina

Tre të arrestuar/ Detaje nga policia pas kapjes së 28 kg kanabis në dy makina

10:56, 05/06/2020
A+ Aa A-

Sekuestrohen 28.5 kg kanabis në Elbasan. Operacioni policor i koduar “Domosdova” u finalizua pas një hetimi disamujor.

Në pranga kanë rënë tre persona, përkatësisht T. B., 46 vjeç, Ildi Dushku, 33 vjeç dhe Ylli Spaho, 39 vjeç, të tre banues në Korçë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim policor shtetasi B. G., 46 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

"Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip "Audi" dhe " Peugeot", kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28.5 kg lëndë narkotike kanabis"sqaron policia.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar "Domosdova".

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas një hetimi disamujor.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 28.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis dhe automjetet me të cilat udhëtonin këta shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë operative kanë finalizuar operacioni policor të koduar  “Domosdova”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

T. B., 46 vjeç,  I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç, të tre banues në Korçë.

Si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi B. G., 46 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip "Audi" dhe " Peugeot", kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco