Detaje tronditëse nga ekzekutimi i dy vëllezërve në Krujë

Detaje tronditëse nga ekzekutimi i dy vëllezërve në Krujë

10:05, 05/06/2020
A+ Aa A-

Dy vëllezër, Gazmir dhe Xhoi Bardhi 34 dhe 24 vjeç janë ekzekutuar nga Roland Pula, 32 vjeç në portën e shtëpisë së tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.25 të së enjtes në fshatin Gramëz të Krujës.

Nga plumbat, dy të rinjtë mbetën të plagosur, por humbën jetën rrugës për në spital.

Shkak për këtë vrasje dyshohet të jetë hakmarrja për një ngjarje të ndodhur vite më parë.

Burimet treguan se të mërkurën një nga vëllezërit e autorit të vrasjes është konfliktuar verbalisht me njërin nga viktimat.

Por, kjo nuk është e vetmja përplasje mes tyre. Vite më parë një nga vëllezërit e viktimës, i cili aktualisht është në emigrim ka plagosur me thikë kushëririn e Roland Pulës. Për këtë ngjarje ai është dënuar disa vite me burg. Pas kryerjes së dëminit ai është lënë i lirë.

Burime nga grupi hetimor treguan për se autori i ka studiuar mirë lëvizjet e dy vëllezërve.

Për të mos rënë në sy, ai i ka pritur ata pranë shtëpisë së tyre, ndërsa ishin duke u futur në shtëpi. Dyshohet se 2 vëllezërit janë qëlluar nga dy armë njëkohësisht.

Duke përfituar nga errësira, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij luksoze tip “Benz”.

Për të humbur gjurmët e policisë, ai e ka braktisur makinën pranë pompave të ujit, shumë pranë vendit të ngjarjes.

Makina është gjetur nga policia, ndërsa 32-vjeçari vijon të jetë në kërkim.

Roland Pula njihet si person problematik në zonë. Ai ka qenë i dënuar për grabitje, kryesisht në vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë mësohet se njëri nga vëllezërit e vrarë kishte mbaruar shkollën për prift në Shkodër, por që nuk kishte e vijuar këtë detyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco