VIDEO/ Arsenal armësh me silenciator dhe municion, arrestohet 63-vjeçari

VIDEO/ Arsenal armësh me silenciator dhe municion, arrestohet 63-vjeçari

08:52, 05/06/2020
A+ Aa A-

Operacion nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat "Shqiponja".

Sekuestrohen arsenal armësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak në Gjirokastër.

Në pranga ka rënë poseduesi i tyre, I. I., 63 vjeç.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat "Shqiponja", në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte arsenal armësh zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Arsenali ", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 63 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen Cfakë, Policia gjeti të fshehura në tavan dhe në një vend të përshtatur poshtë dyshemesë, një arsenal armësh, konkretisht: 4 armë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahut, 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrëpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale" njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco