Shkodër, zbulohet kush e plagosi të dënuarin që ishte në arrest shtëpie

Shkodër, zbulohet kush e plagosi të dënuarin që ishte në arrest shtëpie

08:39, 05/06/2020
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka arritur të zbulojë se kush e ka plagosur në mes të natës, të dënuarin Vasel Koçeku, i cili duhet të qëndronte në arrest shtëpie, pasi kishte përfituar dalje për shkak të pandemisë.

Policia e zbuloi dhe e shpalli në kërkim autorin, R. Z. 30 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg të Shkodrës për veprën “Plagosja e lehtë me dashje”.

Por, Policia I vuri prangat sërish edhe të dënuarit të plagosur tashmë, sepse kishte thyer masën e arrestit në shtëpi. Policia tha se V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, u pranogs për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, që ka qenë me masë sigurie "Arrest në shtëpi”, pasi kishte dalë me leje të posaçme për shkak të pandemisë.

Nuk ka përfunduam me kaq: Një person I tretë nga fshati E.D. 32 vjeç nga fshati Grudë e Madhe është arrestuar sepse nuk e ka kallëzuar krimin.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco