Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Vrasja e 2 vëllezërve pas sherrit në kafe, autori me viktimat ka pasur edhe përplasje të tjera

Vrasja e 2 vëllezërve pas sherrit në kafe, autori me viktimat ka pasur edhe përplasje të tjera

08:02, 05/06/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e dy vëllezërve mbrëmë në një fshat të Krujës. Krimi i dyfishtë ndodhi në fshatin Gramëz.

Dy vëllezër Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga Roland Pula, 32 vjeç, nga Kruja. ‘BalkanËeb’ mëson se viktimat dhe autori janë përplasur disa herë ndër vite me njëri-tjetrin, janë rrahur e plagosur mes tyre disa herë.

Burimet thonë se edhe mbrëmjen e djeshme mendohet të ketë pasur një zënkë mes tyre, teksa dy vëllezërit kanë qenë në kafe dhe janë kapur me fjalë me vëllain e autorit.

Kaq ka mjaftuar që mes tyre të nisë një debat i ashpër, që përfundoi në ngjarjen tragjike. Kujtojmë se autori i dyshuar për vrasjet, Roland Pula, njihet si person problematik, ndërsa është akuzuar për disa vepra penale si; vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco