Policia austriake ndalon 25 shqiptarë në autobus: U kishte skaduar lejeqendrimi

Policia austriake ndalon 25 shqiptarë në autobus: U kishte skaduar lejeqendrimi

07:15, 05/06/2020
A+ Aa A-

Gjatë kontrollit të një autobusi të udhëtimeve të gjata në Ruhstorf an der Rott, u zbulua se 25 persona kishin shkelur ligjin mbi të drejtën e qëndrimit në Gjermani. Disa prej tyre kishin tejkaluar ndjeshëm të drejtën afatshkurtër për të qëndruar për 90 ditë në këtë shtet, shkruan pnp.de.

Pasditen e djeshme, një autobus plot me shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës ishte duke udhëtuar përmes Austrisë në vendet përkatëse: Kosovë dhe Shqipëri, transmeton albinfo.ch. Por autoritetet kufitare austriake në GÜG Suben ia kanë refuzuar hyrjen sepse janë gjetur parregullsi  tek shumë pasagjerë në lidhje me ligjin e qëndrimit.

Pas refuzimit, autobusi u kontrollua në pikën e kontrollit kufitar të Policisë Federale, në Gjermani, të vendosur në parkingun automobilistik Rottal-Ost, përcjell albinfo.ch. Nga kontrolli i bërë doli se gjithsej 22 shtetas të Shqipërisë dhe 3 të Kosovës në disa raste kishin tejkaluar ndjeshëm të drejtën për të qëndruar për 90 ditë në Gjermani. Si rezultat, janë nisur hetimet penale ndaj tyre.

Përpunimi i mëtejshëm i rastit është kryer nga inspektorati i policisë kufitare në Passau për arsye të kompetencës. Të akuzuarit janë të lirë pas përfundimit të masave të nevojshme. Ata janë urdhëruar të dëshmojnë  me shkrim largimin e tyre nga zona e Shengenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco