VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm në Vlorë, pamjet e para nga vendngjarja

VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm në Vlorë, pamjet e para nga vendngjarja

22:55, 04/06/2020
A+ Aa A-

Këto janë pamjet e para të shpërthimit të ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës, ku një sasi e tritoli mësohet se ka demtuar nje lokal.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë ndërkohë që shpërthimi ka frikësuar edhe banorët e zonës.

Policia Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:50, në lagjen ‘28 Nëntori’ Vlorë midis pallateve, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël eksplozivi, ku si pasojë nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco