Shkatërrohet banda e prostitucionit në Itali, mes të arrestuarve edhe 35-vjeçarja shqiptare

Shkatërrohet banda e prostitucionit në Itali, mes të arrestuarve edhe 35-vjeçarja shqiptare

16:12, 04/06/2020
A+ Aa A-

Policia italiane në Brescia ka shkatërruar një bandë që ishte aktive në fushën e prostitucionit.

Në prangat e policisë janë vënë 9 persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas mediave përtej Adriatikut, është arrestuar kreu i kësaj bande shqiptarja Liljana Shoshari, 35 vjeçe, banuese në komunë Rezzato në provincën e Brescias, shoferi i saj 61-vjeçari italian me origjinë kalabreze Ludovico Raffa, shqiptari 27-vjeçar Emiljano Osmani me detyrën e kontrollit të vajzave prostituta në rrugë e shtetasja rumune Ionica Paun.

Ata akuzohen për trafik e shfrytëzim prostitucioni, grabitje e trafik lëndësh narkotike.

Hetimet e këtij operacioni i koduar "Telepass" kanë nisur katër vite më parë e kanë zbardhur aktivitetit kriminal të kësaj bande që shfrytëzonte vajza të ardhura kryesisht nga Evropa Lindore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco