Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Vatër e re me COVID-19/ Ja ku janë dy rastet e reja në Tiranë

Vatër e re me COVID-19/ Ja ku janë dy rastet e reja në Tiranë

14:32, 04/06/2020
A+ Aa A-

Pas ndërmarrjeve fason, call-center e spitaleve koronavirusi ka shpërthyer dhe tek Ujësjellës Kanalizimet.

2 raste pozitive me Covid-19 treguan burime për abc news janë identifikuar të enjten në zyrat e njësisë administrative numër 4 në Tiranë.

Kryeqyteti vijon të jetë varta kryesore e koronavirusit në vend me 68% të të prekurve.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se nga 13 raste të reja të zbuluara në 24 orët e fundit 11 ndodhen në Tiranë.

Mësohet së një është punonjëse e tatimeve ndërsa një në call-center.

Ndërkohë 1 person i infektuar është zbuluar në Krujë dhe një në Shkodër.

Vatra e infeksionit është zgjeruar dhe në spitale.

Nga 39 mjekë e infermierë të testuar 3 kanë rezultuar pozitivë. Shifrat vijnë nga ministria pa dhënë detaje për vendndodhjen e tyre.

Numri i të prekurve aktiv në vend ka shkuar në 266 por vetëm 8% e kanë pasur nevojë për trajtim në spital.

Në infektiv aktualisht ndodhen të shtruar 23 pacientë, pesë prej të cilëve në terapi intensive dhe një i intubuar.

Ndërkohë 75% e të infektuarve nga 1197 të prekur që nga fillimi i epidemisë tashmë janë shëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco