Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

VIDEO/ Hidhet në erë pallati i ‘VIP-ave’ në Durrës

VIDEO/ Hidhet në erë pallati i ‘VIP-ave’ në Durrës

13:52, 04/06/2020
A+ Aa A-

Pas pothuajse 3 javësh përgatitje që me nisjen e projektit të rindërtimit nga ana e Bashkisë Durrës, nisi dhe puna për shembjen e pallatit në qendër të qytetit, njohur ndrydhe si pallati i VIP-ave.

Në mesditë e sotme u bë i mundur shpërthimi me 2.5 kg lëndë plasëse tip c4, të vendosur në 100 furnela duke bërë të mundur shpërthimin e pallatit 6 katësh në qendër të qytetit.

Nuk munguan dëmtimet në bizneset përballë pallatit, pavarësisht përpjekjeve të IKMT për të vendosur një masë më të vogël në krahasim me shpërthimet e tjera të ngjashme.

Përgjithësisht dëmtime pësuan 4 prej bizneseve të cilat ishin të mbuluara nga vetrata xhami dhe kishin një distancë rreth 10 metra nga shpërthimi.

Ndërkohë rruga në bulevardin Durrës do të qëndrojë e mbyllur deri në një moment të dytë pasi të bëhet e mundur heqja e materialeve inerte nga pallati i shembur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco