Lidhje të paligjshme në banesën e tij, arrestohet elektriçisti e OSHEE në Tepelenë

Lidhje të paligjshme në banesën e tij, arrestohet elektriçisti e OSHEE në Tepelenë

12:48, 04/06/2020
A+ Aa A-

Nga policia e Gjirokastrës është arrestuar në flagrancë shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj, me detyrë elektricist në Drejtorinë Rajonale OSHEE Tepelenë.

Ai akzuohte për shpërdorim detyre pasi ka kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij dhe të vëllait.

Ja njoftimi i plotë:

Shpërdoroi detyrën duke kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij dhe të vëllait, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 57 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj, me detyrë elektricist në Drejtorinë Rajonale OSHEE Tepelenë.

Ky shtetas ka shpërdoruar detyrën duke kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij dhe në banesën e vëllait.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Sh. S., 55 vjeç (vëllai i G. S.), banues në Krahës, Memaliaj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco