Bluzave të bardha u bllokohet parkimi te Spitali i Traumës

Bluzave të bardha u bllokohet parkimi te Spitali i Traumës

11:52, 04/06/2020
A+ Aa A-

Të gjithë e dinë se çfarë tmerri është të parkosh në Tiranë.

Sikundër të gjithë e dinë se për shkak të kësaj situate, përfitimet nga parkingjet janë shumë të mëdha.

Një situatë absurde është shënuar te Spitali i Traumës në Tiranë.

Burimet thonë se atyre iu është bllokuar mundësia që të parkojnë mjetet e tyre në hapësirën e spitalit.

Të njëjtat burime shtojnë se qëllimi është që mjekët të lënë makinat në parkingje private, me një kosto shtesë ditore për ta.

Situata absurde ndodh në një spital që duhet ta kenë gjënë më të lehtë parkimin. Sidomos për punonjësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco