Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

EMRAT/ OFL zbret në Jug, u dërgon fomularin 5 ‘të fortëve’

EMRAT/ OFL zbret në Jug, u dërgon fomularin 5 ‘të fortëve’

11:48, 04/06/2020
A+ Aa A-

Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur sot në jugun e vendit, ku ka vënë në shenjestër 5 "të fortë" të tjerë, 4 prej tyre në Gjirokastër dhe një në Përmet. OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve, Krenar Skënduli, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; 

Gentian Sinomema, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim;

Adriatik Kanushi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; 

Endrik Lluka, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” dhe “Armëmbajtja pa leje”

Ervis Canka, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ja njoftimi i plotë:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– K. S., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– G. S., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim;

– A. K., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

– E. Ll., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

– E. C., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco