VIDEOLAJM/ Momenti kur kapet super-trafikanti shqiptar në Spanjë

VIDEOLAJM/ Momenti kur kapet super-trafikanti shqiptar në Spanjë

11:27, 04/06/2020
A+ Aa A-

Ky është momenti kur policia spanjolle arreston një shqiptar të shumëkërkuar në Madrid.

Ai dyshohet për trafik kokaine dhe pastrim parash. Sipas medieve spanjolle, ai kërkohej nga Holanda, e cila kishte lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij.

Ai është pjesë e një bande shqiptaro-kolumbiane, që dyshohet se bënte trafik droge nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt Europës.

Në banesën e tij u gjetën rreth 40 mijë dollarë në valuta të ndryshme si dhe bizhuteri dhe të paktën 20 ora të shtrenjta, me vlerë mbi 1 milionë euro.

Në banesë u sekuestruan tre kompjutera, gjashtë celularë dhe një dron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco